Telegrafi

Interi luan për pikë të plota ndaj Sampdorias – formacionet zyrtare

Interi është mysafir i Sampdorias në Stadio Luigi Ferraris për ndeshjen e javës së 22-të në Serie A.

Nerazzurrët janë 16 pikë prapa liderit Napoli dhe kanë për qëllim ngushtimin e kësaj diference.

Trajnerët Dejan Stankovic dhe Simone Inzaghi kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të startojnë nga minuta e parë.

Sampdoria ndodhet në zonën e rrezikut (në vend të 19-të) dhe do të shpresojë të mbetet në elitë edhe për sezonin e ardhshëm.


Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Murillo, Nuytinck, Amione; Zanoli, Cuisance, Winks, Augello; Djuricic; Gabbiadini, Lammers.

Formacioni startues i Interit: Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro Martinez, Lukaku.


/Telegrafi/