Telegrafi

Interi luan për fitore ndaj Beneventos, formacionet zyrtare

Interi dhe Benevento kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Beneventos në takimin që do të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte synon t’i kthehet fitores pas barazimit me Udinesen dhe të qëndrojë hije e liderit, Milanit.

Në anën tjetër, mysafirët kanë rënie të formës me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit, kështu që do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime të vogla në formacionet titullare.

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Perisic; Lautaro Martinez, Lukaku

Benevento: Montipo; Glik, Caldirola, Barba; Depaoli, Hetemaj, Viola, Ionita, Improta; Caprari, Lapadula  

/Telegrafi/