Site icon Telegrafi

Interi lirohet nga kufizimet e ‘Fair Play Financiar’?

Interi thuhet se do të jetë pa kufizime nga ‘Fair Play Financiar’ në sezonin e ardhshëm falë një marrëveshje të sponsorizimi në vlerë prej 15 milionë euro.

Nerazzurrët kanë parë borxhet e tyre masive të iu shkaktojnë probleme për shkak të rregullave të UEFA-s, duke lënë nënshkrime të mëdha si Gabigol, Joao Mario dhe Geoffrey Kondogbia jashtë skuadrës së tyre për Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Kondogbia largohet, vjen Gustavo?

Sipas Corriere dello Sport, pronarët e rinj të Interit, Suning Group, kanë punuar në mënyrë në saktë për të balancuar librat financiar të klubit me një marrëveshje të re sponsorizimi prej 15 milionë euro, përcjell Telegrafi.

Suning kanë sponsorizuar fanellën e trajnimit të ekipit, fushën në Pinetina dhe qendrën stërvitore Facchetti, me emrin e kompanisë që shfaqen në të gjitha objektet e klubit nerrazzur.

Lexo po ashtu Rodriguez këmbëngul për Interin

Një tjetër fitim prej 15 milionë eurove mund të jetë në rrugë nga shitja e markës Suning të Interit për përdorim në reklamat që shfaqen në Kinë me futbollistët e klubit, pasi pronarët e rinj kanë blerë të drejtat e imazhit të të gjithë lojtarëve.

Nëse ky sponsorizim shkon në rregull deri në fund, atëherë Nerazzurrët janë më afër të thyejnë kufizimet nga ‘Fair Play Financiar’ dhe të operojnë lehtë edhe në afatin dimëror, duke provuar të sjellin ndonjë transferim të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version