Interi ka marrë lajme të mira para duelit ndaj Sassuolos që zhvillohet të dielën.
Në mesditë të dielën Interi do të ketë punë me skuadrën e Sassuolos, të cilës i mungojnë hiç më pak se tetë lojtarë.
Për shkak të lëndimeve mungojnë Cannavaro, Berardi, Politano, Duncan, Biondini, Magnanelli dhe Gazzola.
Federico Peluso është jashtë për shkak të suspendimit.
Te Interi një mungesë që vërehet është ajo e Gary Medel, por në vend të tij ka opsione në mesfushë.
Ndeshja zhvillohet të dielën në mesditë në ora 12:30. /Telegrafi/