Telegrafi

Interi kthehet kah Hiddink

La Gazzeta dello Sport shkruan se me Jose Mourinhon në largim drejt Real Madridit, beteja për të zëvendësuar atë është kokë më kokë mes Guus Hiddinkut dhe bosit të Anglisë, Fabio Capello.

Hiddink porsa është emëruar trajner i Turqisë, por presidenti i Interit, Massimo Moratti, dëshiron ta transferojë atë në Meazza dhe me valixhet plot 100 milionë euro për transferime, shkëputja e kontratës së Hiddink nuk do të ishte problem për kreun e hierarkisë Nerazzure. /Telegrafi/