Site icon Telegrafi

Interi i kthehet fitoreve në Serie A (Video)

Interi ka fituar ndeshjen e javës së 24 të Serie A, pasi ka mposhtur në shtëpi, Empolin, me rezultat 2-0.

Skuadra e Stefano Piolit, pas humbjes në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Juventusit, i është kthyer përsëri fitoreve në Serie A, duke rikthyer përsëri pozitën e katërt në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi nerazzurrëve, të cilët shënuan një gol me anë të sulmuesit Citadin Eder, por patën edhe raste tjera për ta dyfishuar atë.

Momenti i golit me gjoks nga Eder!

Luhej minuta e 14-të e ndeshjes, kur Eder u gjend shumë mirë në zonë pas një topi të dërguar me kokë nga Rodrigo Palacio, dhe shënoi me gjoks, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes i takoi Interit, të cilët shpejt gjetën edhe golin e dytë me anë të Antonio Candreva, i cili shënoi në minutën e 54 pas asistimit të Eder.

Candreva duke dërguar topin në rrjetë për 2-0

Në vazhdimin e ndeshjes, Interi u vendos mirë në fushë duke ruajtur mirë epërsinë prej dy golave, teksa Pioli inkuadroi në lojë edhe futbollistë të rinj si Gabigol dhe Andrea Pinamonti, të cilët fituan minuta për skuadrën e parë.

Pas 90 minutave, ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Interit, të cilët e shohin vetën në pozitën e katërt me 45 pikë apo gjashtë më pak se vendi i tretë që të dërgon në Ligën e Kampionëve, vend ky që e mban Napoli, ndërsa Empoli gjendet në vendin e 17 me 22 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bke4yVoLiPs

https://www.youtube.com/watch?v=WLboHbXsS3Y

Exit mobile version