Interi ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Parma në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas tri humbjeve radhazi mes kampionatit dhe kupës, duke triumfuar në udhëtim te Parma.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me mysafirët për një nuancë më të mirë.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të ketë ndonjë rast ideal për të tundur rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.
📸 | Prime immagini dal "Tardini" #ParmaInter pic.twitter.com/BHPIpFmO34
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 9, 2019
Në pjesën e dytë, Interi ngriti edhe më shumë nivelin e lojës duke sulmuar vazhdimisht në kërkim të golin dhe atë edhe e gjeti.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 54-të dhe ishte mbrojtësi Danilo D’Ambrosio, i cili shënoi nga afërsia, por goli i tij u anulua shkaku i prekjes me dorë.
54' It seemed that @ddambrosio had opened the scoring from a corner but it's disallowed for handball after a VAR check. #ParmaInter 0-0
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) February 9, 2019
Pas këtij goli të anuluar Interi përsëri vazhdoi trysninë duke rrezikuar me kapitenin Mauro Icardi (62′), por pa arritur ta gjej rrjetën.
Në minutën e 80-të ishte i inkuadruari në lojë Lautaro Martinez, i cili pas vetëm tre minutave arriti të shënojë duke i dhënë epërsinë 1-0 Interit.
⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️ | 79' GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL 🐂🙅♂️
Contropiede spettacolare, assist di @OfficialRadja e poi ELLLL TOROOOOOOOOOOOOOO #Lautaro#ParmaInter 0-1 pic.twitter.com/t5ZH6DIYsA
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 9, 2019
Interi ishte afër golit të dytë edhe në minutën e 85-të, por goditjen e Matias Vecinos një mbrojtës e hoqi nga vija e portës, ndërsa pas tij Marcelo Brozovic goditi shtyllën dhe Interi u desh të mjaftohej me një fitore minimale 1-0.
Pas kësaj fitore, Nerazzurrët kanë 43 pikë në vendin e tretë, ndërsa Parma zë pozitën e 12-të me 29 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Interi luan në shtëpi ndaj Sampdorias, ndërsa Parma udhëton te Cagliari. /Telegrafi/
Dos minutos después de que entró. #LautaroMartínez 🐂🙅♂️⚽👇🏽👇🏽👇🏽 pic.twitter.com/ppXDfqK44g
— MartínJiménezGuerra (@MGJG23) February 9, 2019