Telegrafi

Interi kontrata të reja për Handanovicin dhe Mirandan

Dyshja e Interit, Samir Handanovic dhe Joao Miranda, pritet të nënshkruajnë kontrata të reja me klubin. 

Sipas Tuttosport, Handanovic pritet të rinovojë deri në vitin 2021, kur portieri do t’i mbush 37 vjet.

Ndërsa kontrata për Mirandan do të jetë me një vit më pak deri në vitin 2020.

Dyshja ka treguar formë të mirë këtë sezon duke e dërguar Interin në pozitën e tretë pas Napolit dhe Juventusit.

Lexo po ashtu Skuadrat që kanë pranuar më së paku gola në top pesë ligat evropiane deri më tani në sezonin 2017/18 (Foto)

Handanovic ka ardhur në Inter nga Udinese në vitin 2012 duke u kthyer në lojtarin më të vlefshëm në klub.

Në anën tjetër ky është sezoni i tretë për Mirandan që erdhi nga Atletico me parametrat zero.

Interi këtë sezon nga gjashtë ndeshje ka marr 16 pikë. /Telegrafi/