Site icon Telegrafi

Interi kontakton Spallettin

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti thuhet se është kontaktuar nga Interi për sezonin e ardhshëm, pasi Antonio Conte duket se ka qëllim një zgjatje me Chelsean.

Statusi i Stefano Piolit tashmë ishte i lëkundshëm, por humbja e së hënës 2-1 në shtëpi nga Sampdoria dha fund ambicieve të tyre për një vend në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka rritur shumë spekulimet se drejtuesit e klubit, Suning Group, duan në stol një trajner të fuqishëm për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Pas Contes e Simeones, tani Interi lidhet edhe me Sampaolin

Conte kishte qenë favorit, por raportet nga Anglia dhe Italia sugjerojnë se ai është i gatshëm për të zgjatur kontratën e tij aktuale me Chelsean.

Sipas Sportitalia këtë mbrëmje, drejtorët e Interit kanë kontaktuar tashmë Spallettin, kontrata e të cilit me Romët skadon në qershor të këtij viti.

Strategu italian vazhdimisht ka thënë se në qoftë se ai nuk fiton me Giallorossët, atëherë është e drejtë që ai të largohet, pavarësisht protestave të klubit.

Lexo po ashtu Suning dëshiron emra të mëdhenj te Interi

Spalletti është në interes të disa klubeve dhe ka qenë gjithashtu i lidhur me Juventusin, por pronarët e Interit, Suning, shohin ish-trajnerin e Zenit St Petersburg, si një figurë më ndërkombëtare.

Italiani u përballë shumë herë me Interin gjatë dy kohëve të tij me Romën dhe gjithmonë ka impresionuar për stilin e tij të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version