Site icon Telegrafi

Interi konfirmon raporte pozitive financiare për edicionin 2021/22

Interi ka publikuar zyrtarisht pasqyrat financiare për vitin 2021-22, duke konfirmuar rritje të të ardhurave dhe ulje të humbjeve.

Situata financiare e Nerazzurrëve është diskutuar shumë gjatë viteve të fundit, me pronarët e Suning që u goditën veçanërisht rëndë nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj.

Raportimet e sotme detajuan se si familja Zhang ishte gati për të injektuar 100 milionë euro në klub dhe gjërat kanë filluar të duken pozitive në kryeqytetin e Lombardisë.

Siç njoftoi Interi, të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 75 milionë euro gjatë vitit të kaluar, duke arritur në 439.6 milionë euro në total, një rritje e madhe mbi 364.7 milionë euro të regjistruara vitin e kaluar.

Klubi e mbylli vitin financiar me humbje prej 140 milionë euro, një reduktim prej rreth 105 milionë euro krahasuar me humbjet prej 245.6 milionë euro të regjistruara vitin e kaluar.

Këto pasqyra financiare do të dorëzohen për miratim në mbledhjen e aksionerëve Inter, të mbajtur në fund të muajit të ardhshëm. Klubi duket se po rikuperohet mirë pas vështirësive të epokës së COVID. /Telegrafi/

Exit mobile version