Telegrafi

Interi konfirmon operimin e suksesshëm të Vidalit në gju

Interi ka konfirmuar që mesfushori Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gju dhe do të lirohet sot (e premte) nga spitali.

Ylli kilian kishte probleme të vazhdueshme me gjurin e tij dhe vendosi të operohet, në një operacion që konfirmohet se ka shkuar mirë.

“Këtë mëngjes, Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni artroskopik për meniskun selektiv medial në gjurin e tij të majtë, në Institutin Humanitas në Rozzano”.

“Operacioni kishte sukses i plotë”.

“Lojtari do të largohet nga spitali në mëngjesin e hershëm dhe faza e rehabilitimit do të fillojë në ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interit.

Sipas raporteve në Itali, ish-mesfushori i Barcelonës do të mbetet jashtë fushe për gati një muaj. /Telegrafi/