Alexis Sanchez është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës dhe pritet të humbasë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës midis Interit dhe Shakhtar Donetsk.
Interi do të ndeshet me Shakhtarin në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet të hënën në mbrëmje, si pjesë e turneut ‘final 8’ në Gjermani.
Megjithatë, Nerazurrët do të duhet të bëjnë pa sulmuesin kilian, Sanchez, i cili ka pësuar një dëmtim.
Një deklaratë nga klubi konfirmoi një tendosje të lehtë të kofshës në këmbën e djathtë.
Gjendja e tij do të vazhdojë të vlerësohet gjatë ditëve të ardhshme.
🏥 | REPORT
An update after @Alexis_Sanchez undergoes medical tests 👇https://t.co/uSPnwjCiDp
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 12, 2020
Nuk ka të ngjarë që reprezentuesi kilian të rikuperohet në kohë për ndeshjen gjysmëfinale ndaj klubit ukrainas.
Sanchez kishte dalë nga bankina të hënën gjatë fitores 2-1 në çerekfinalen ndaj Bayer Leverkusen dhe menjëherë u dëmtua, megjithëse ai qëndroi deri në fund me shtrëngim të rëndë në kofshën e tij. /Telegrafi/