Interi ka konfirmuar se sulmuesi Lautaro Martinez do të humbasë vizitën e së dielës te Lazio në Serie A pas një dëmtim të kofshës.
Martinez u largua nga loja gjatë fitores 1-0 të Argjentinës kundër Marokut më parë gjatë javës, e cila ishte loja e dytë ndërkombëtare që ai luajti si titullar.
Me të mbërritur në Itali, klubi Nerazzurr ka ftuar lojtarin për vizita mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të tij.
Interi ka njoftuar që 21-vjeçari ka tërhequr muskujt ‘rectus femoris’ në kofshën e djathtë dhe ky dëmtim do të vlerësohet përsëri javën e ardhshme.
🏥 | Medical test results for #Lautaro 👇https://t.co/CeABSg8Cr3
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 28, 2019
Kështu, sulmuesi argjentinas, i cili ishte titullar në të gjitha ndeshjet që nga mungesa e Mauro Icardit, do t’i mungojë Interit të dielën ndaj Lazios.
Tani mbetet për t’u parë nëse Interi do ta rikthej përsëri Icardin, i cili rifilloi trajnimin e plotë të martën. /Telegrafi/