Site icon Telegrafi

Interi konfirmon lëndimet e Nainggolan dhe Karamoh

Foto: Inter.it

Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan ka një tendosje të kofshës, ndërsa Yann Karamoh tendosje të lehtë të gjurit.

Mesfushori belg u detyrua të largohet në pjesën e parë gjatë humbjes 2-0 të Interit në miqësoren ndaj Sionit.

Në anën tjetër, francezi Karamoh gjithashtu vuajti nga një dëmtim i shfaqur.

Lexo po ashtu Interi humbet në miqësore nga Sioni i Lenjanit, lëndohet Nainggolani

Megjithatë, lëndimet e tyre nuk duken edhe aq të rënda dhe futbollistët pritet t’i kthehen shpejt stërvitjeve me klubin italian.

Është vet faqja zyrtare e klubit italian që ka konfirmuar lëndimet e futbollistëve.

“Të dy, Radja Nainggolan dhe Yann Karamoh iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano”.

“Mesfushori belg ka një tendosje të muskujve rectus femoris në kofshën e tij të majtë, ndërsa francezi ka një tendosje të lehtë në gjurin e tij të djathtë.

“Lëndimet e të dy lojtarëve do të vazhdojnë të vlerësohen në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Nerazzurrëve.  /Telegrafi/

Exit mobile version