Telegrafi

Interi konfirmon klauzolën për Balotellin

22 vjeçari është lidhur me një rikthim në Serie A dhe duket se konfirmimi i klauzolës së shumëpërfolur përbën goditje të madhe për Milanin që u konsiderua favorit për supersulmuesin.

“Është e vërtetë, Interi ka klauzolën e blerjes në rast se shitet Mario Balotelli. Ne do të vendosim nëse do të aktizivojmë atë në momentin që City na njofton se dëshiron ta shesë. Mario mund të luajë përkrah secilit sulmues”, ka theksuar Ausilio.

Klauzola e Interit në marrëveshjen me Cityn i mundëson Nerazzurëve epitetin e klubit që do të favorizohej në rast se klubi anglez vendos ta shesë Balotellin.

Kështu, Interi seriozisht hyn në garë për Mario Balotellin dhe i bën konkurrencë Milanit, që po ashtu ka shprehur interesim për sulmuesin.