Telegrafi

Interi konfirmon infektimin e Ashley Young me COVID-19

Interi ka njoftuar sot (e diel) se anësori anglez Ashley Young ka rezultuar pozitiv pas testimit për COVID-19.

Nerazzurrët konfirmuan edhe një rast tjetër të coronavirusit në skuadër përpara Derby della Madonnina kundër Milanit në 17 Tetor.

Bëhet fjalë për anglezin, Young, i cili është i fundit që ka rezultuar pozitiv pas testimeve të bëra.

Lexo po ashtu Interi konfirmon tre lojtarë të rinj të infektuar me COVID-19

“FC Internazionale Milano njofton se Ashley Young doli pozitiv për COVID-19 pas provave të kryera dje në Appiano Gentile”.

“Lojtari anglez tashmë është në karantinë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Interit.

Young u transferua në Inter nga Manchester United në janar dhe është lojtari i gjashtë që rezulton pozitiv përpara ndeshjes derbi ndaj Milanit.

Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Ionut Radu janë tashmë në listën e mungesave pas infektimit me COVID-19. /Telegrafi/