Telegrafi

Interi konfirmon fuqinë

Derbi më i madh lokal në botë ka përfunduar me fitoren e Interit me rezultat prej 2-0.

Edhe pse nga minuta e 27-të Nerazzurët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Wesley Sneijder me karton të kuq, kampioni në fuqi menaxhoi që ta fitonte ndeshjen.

Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi të Abates, të cilin e shfrytëzoi Diego Milito për ta dënuar Milanin (10’), dhe me epërsi minimale të zikaltërve përfundoi pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës (65’), maqedonasi Goran Pandev shënoi golin e sigurisë për Interin, që me këtë fitore përforcohet në krye të tabelës dhe dëshmon se kundërshtarët do ta kenë të vështirë që t’ia marrim titullin edhe këtë sezon.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Lucio u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Ronaldinho dështoi të shënonte nga pika e bardhë. /Telegrafi/