Interi ka humbur ndaj Sampdorias me rezultat 1-0.
Pas njëmbëdhjete javëve në Serie A skuadra e drejtuar nga Frank De Boer ka pesë humbje.
Pra një formë më të dobët se në sezonin e kaluar, ku humbja e pestë vinte pas javës së 22-të.
Por, përfshirë edhe dy humbje në Ligën e Evropës, Neroazzurrët kanë shtatë humbje në 14 ndeshje, që i bie se edhe zyrtarisht kanë humbur gjysmën e takimeve këtë sezon.
Aktualisht Interi renditet në vendin e 11 me 14 pikë. /Telegrafi/