Telegrafi

Interi kërkon vetëm tri pikë ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare

Cagliari dhe Interi i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Ndeshja që fillon nga ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Sardegna Arena”, ndërsa Nerazzurët shihen si favorit.

Në këtë përballje, Cagliari nuk do të mund të llogarisë në lojtarë si, Alessi Cragona dhe Paolo Farago, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Cagliarit: Olsen; Pisacane, Ceppitelli, Klavan; Nandez, Rog, Nainggolan, Ionita, Pellegrini; Joao Pedro, Cerri.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, D’Ambrosio, Ranocchia, Candreva, Vecino, Brozovic, Sensi, Asamoah, Lautaro, Lukaku. /Telegrafi/