La Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka nevojë për katër nënshkrime të reja këtë verë dhe presidenti i klubit, Steven Zhang do të diskutojë strategjitë e transferimeve të klubit pas kthimit të tij në Itali.
Presidenti i Nerazzurrëve do të kthehet në Itali nga Kina në ditët në vijim për të diskutuar planet e klubit për të ardhmen, duke përfshirë buxhetin e tyre të transferimeve gjatë verës.
Zhangut do t’i kërkohet të qëndrojë në shtëpi në karantinë për 14 ditë, siç parashikohet nga ligjet italiane, por sapo të përfundojë periudha e vetë-izolimit, ai do të takohet me drejtuesit e klubit.
Gazeta raporton se Nerazzurrët janë në kërkim të katër nënshkrimeve të reja: një mbrojtës qendror, një mbrojtës i majtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues.
E ardhmja e disa lojtarëve, përfshirë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, është në ajër, pasi të paktën tetë lojtarë mund të largohen nga klubi në verë.
Interi është lider në Serie A me një epërsi prej 11 pikësh ndaj Milanit të vendit të dytë.
Atyre iu duhen edhe 14 pikë në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit për të fituar titullin e tyre të parë në Serie A pas më shumë se dhjetë viteve. /Telegrafi/