Gjiganti italian, Interi thuhet se po mban shënime për talentin e madh të Boca Juniorsit, argjentinasin Cristian Pavon.
Nerazzurrët janë duke shikuar për përforcime tjera për skuadrën, të cilat do t’i shërbenin edhe për të ardhmen e klubi.
kështu, Interi ka futur në radar talentin e madhe argjentinas të Boca Juniorsit, Pavon.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Interi filloi të zbulonte Pavonin para disa ditësh, me 21-vjeçarin, i cili është një lojtar sulmues që mund të luajë në krah ose në mes.
Ai përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike të vitit 2016 dhe u thirr edhe në ekipin e parë për miqësitë e tyre kundër Rusisë dhe Nigerisë muajin e kaluar.
Sidoqoftë, faqja e internetit paralajmëron se Pavoni ka një klauzolë të lartë lirimi prej plot 37 milionë eurosh.
Interi pritet të has në vështirësi pasi Pavon gjithashtu është duke u shikuar nga afër edhe nga Manchester City dhe Arsenali.
Megjithatë, faqja italiane shton se Interi do të ketë një përparësi në garë falë “marrëdhënieve të mira” midis koordinatorit teknik Walter Sabatini dhe Fernando Hidalgo, agjenti i të rinjve. /Telegrafi/