Telegrafi

Interi kërkon Pellegrinin?

Kiliani u shkarkua nga Reali i Madridit me qëllim që klubi mbretëror ta angazhojë Jose Mourinhon, i cili pritet të prezantohet para mediave të hënën, pasi Florentino Perez mbrëmë arriti marrëveshje me Massimo Morattin për shumën e dëmshpërblimit.

Interi tash është në kërkim të një strategu të ri dhe një numër i madh i emrave janë përmendur, në mes të cilëve edhe Fabio Capello dhe Guus Hiddink. Gazeta shkruan edhe se Interi tashmë ka kontaktuar edhe me Pellegrinin dhe kiliani është i joshur nga kjo mundësia.

Për ish-trajnerin e Villarrealit interesim ka shprehur edhe Fenerbahce. /Telegrafi/