Interi është duke menduar që të gjejë sa më shpejtë zëvendësuesin e Samir Handanovicit.
Portieri slloven po shkon drejtë perëndimit të karrierës së tij dhe Nerazzurët po kërkojnë një tjetër titullar.
Portieri i dytë Padelli nuk ka bindur Conten dhe mosha e tij e madhe ka detyruar zikaltërit që të monitorojnë me kujdes situatën. Ndeshjet e fundit të Serie A, ai zëvendësoi Handanovicin e dëmtuar.
I pari në listën e Beppe Marottës është Luiggi Seppe, gardiani që po kalon nëpër një formë të lartë me Parmën këtë sezon dhe që vlerësohet deri në tetë milionë euro.
Më tej interes ka për portierin e Udineses, me Juan Musso që u kërkua qysh në janar, mirëpo rivali i Interit refuzoi ta shiste atë.
Një emër i lakuar është edhe Andrei Radu që është i huazuar te Parma por në pronësi të Nerazzurëve e që me gjasë do të jetë opsioni më i mundshëm. /Telegrafi/