Telegrafi

Interi kërkon Lichtsteiner

Kampioni i Italisë është vënë kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe opsion më të mirë e sheh Lichtsteiner, pasi do ta ketë vështirë të mbajë Maicon pas interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit.

“Do të jem i sinqertë, Interi më telefonoi. Nuk jam takuar personalisht me drejtorin e Interit, Marco Branca, por nuk e mohoj që Lichtsteiner mund të kalojë te Interi. Është herët të nxirren përfundime, por e përsëris, kur Interi telefonon është vështirë të thuhet jo…”, theksoi Marco Lichtsteiner. /Telegrafi/