Interi do të jetë mysafir i Shakhtar Donetsk, në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së gupeve të Ligës së Kampionëve.
Nga njëra anë Shakhtar Donetsk i ri i Roberto De Zerbit, në anën tjetër Inter i Simone Inzaghi që në Itali është konfirmuar, ndërsa në Evropë kërkon shpërthimin.
Të dy skuadrat kanë pësuar humbje në ndeshjet e para, ndaj Sherif Tiraspolit dhe Real Madridi, e për këtë ndeshja e sotme në “Olimpiyskiy” të Kiev, mund të jetë vendimtare në një mënyrë ose në një tjetër për të dy ekipet.
⚒ Shakhtar squad list for the @ChampionsLeague super match vs Inter 🧡
Today's game #ShakhtarInter kicks off at 18:45 CET at the NSC Olimpiyskiy.#Shakhtar #UCL pic.twitter.com/sA0qAvx2EU
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) September 28, 2021
De Zerbin do të startojë në portë me Pyatov, para tij mbrojtësit e shkëlqyer Dodo dhe Ismaily, ndërsa në qendër do të jenë Marlon dhe Matviyenko.
Sulmi pritet të përbëhet nga Lassina Traore dhe Pedrinho.
Interi në anën tjetër pritet të luajë me te zakonshmit prapa: Handanovic Skriniar, De Vrij dhe Bastoni.
🏟 | STADIUM
📸🔥#UCL #ForzaInter pic.twitter.com/JAHeDCOz5L
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 27, 2021
Në mes Brozovic, Barella dhe Calhanoglu. Sulmi pritet të përbehet nga Lautaro Martinez me Edin Dzeko.
Shakhtar: Pyatov, Dodo, Marlon, Matvijenko, Ismaily, Stepanenko, Maycon, Tete, Alan Patrick, Pedrinho, L. Traore.
Interi: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Martinez, Dzeko.
/Telegrafi/