Telegrafi

Interi kërkon fitore ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare

Interi është nikoqir i Cagliarit në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Neroazzurët në këtë takim vijnë pas një serie fantastike të fitoreve prej tetë radhazi dhe duan tri pikë të reja.

Në anën tjetër Cagliari nuk po kalon moment të mirë dhe është në kërkim të pikëve të mbijetesës.

Tanimë dy trajnerët, Antonio Conte dhe Semplici kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Sensi, Brozovic, Eriksen, Young, Lukaku, Alexis.

Cagliari: Vicario; Rugani, Godin, Carboni; Zappa, Marin, Nainggolan, Duncan, Nandez; Pavoletti, Joao Pedro.

/Telegrafi/