Telegrafi

Interi kërkon Alonso për Maicon

Il Corriere dello Sport pohon se Florentino Perezit i pëlqen kjo ide dhe se ai shpreson që kjo marrëveshje të finalizohet menjëherë, duke pasuar kështu ardhjen e Angel Di Marias nga Benfica, për të cilin spekulohet se klubi portugez ka fituar 30 milionë euro dhe jo 25 milionë, ashtu siç kishte konfirmuar Reali.

Për Rafa Benitezin ende mbetet prioritet transferimi i Javier Mascheranos, por ai do të dëshironte që të ribashkohej dhe me Xabi Alonson, pas sukseseve te Liverpooli. Tani mbetet të shihet nëse Jose Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga Alonso për ta transferuar Maiconin.

Spekulimet tjera thoshin se Interi dhe Real Madridi nuk pajtohen për shumën prej 35 milionë eurosh që kërkonte Interi, por tani me përfshirjen e Alonsos thuhet se marrëveshja është shumë pranë arritjes. /Telegrafi/