Edin Dzeko është favorit për të startuar para Romelu Lukakut në sulmin e Interit kundër Portos sonte në ndeshjen e dytë të së tetës në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët siguruan një fitore 1-0 në San Siro në ndeshjen e parë. Ata nuk kanë fituar kurrë si mysafir ndaj Portos, por një barazim sonte do të mjaftonte për t’u kualifikuar në çerekfinale, rezultat që nuk e kanë arritur në 12 vitet e fundit.
Kur jemi tek sulmi i tyre, Lukaku ka shënuar vetëm pesë gola në 17 paraqitje këtë sezon, por është lojtari i Interit me raportin më të mirë në minuta për gol në Ligën e Kampionëve.
Hoje é por ti, por nós, por todos 💙 Hoje é dia de 𝐄𝐧𝐭𝐫𝐞𝐠𝐚 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐥 🔋⚡️
📺 @ElevenSports_PT #FCPFCIM #UCL pic.twitter.com/doQRUqySiD
— FC Porto (@FCPorto) March 14, 2023
Lojtari i huazuar nga Chelsea ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje në kompeticionin elitar të Evropës me Nerazzurrët.
Vetëm Robin Gosens është i lënduar, Milan Skriniar rikthehet – por nuk ka gjasa të startojë.
Eustaquio do të zëvendësojë Otavion e pezulluar për Porton, ndërsa Joao Mario është i lënduar.
💥 MATCHDAY
⚽ #PortoInter
🏆 @ChampionsLeague
⏰ 21:00 CET
🏟️ Estádio do Dragão#ForzaInter #UCL pic.twitter.com/TP8rOQRuax— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 14, 2023
Formacionet e mundshme
Porto (4-3-3): D. Costa; Manafa, Pepe, Marcano, Zaidu; Uribe, Grujic, Eustaquio; Pepe, Taremi, Galeno.
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. /Telegrafi/