Interi është duke menduar seriozisht që ta shes Ivan Perisicin dhe ta ofrojë yllin e Fiorentinës, Federico Bernardeschi.
Nerazzurrët janë shumë nervozë me agjentin e kroatit sipas Premium Sport.
Luciano Spalletti dëshiron ta mbajë lojtarin 28 vjeçar, por Interi ka dy arsye pse dëshiron ta shes.
I pari është Financial Fair Play, që Interi duhet të jetë i kujdesshëm.
I dytë është agjenti Tonci Martic, i cili me kërkesat e tij për rritje page ka nervozuar jo pak hierarkinë e klubit.
Perisic do transferimin te Manchester United që duhet të paguajnë afër 45 milionë euro.
Federico Bernardeschi shihet si zëvendësues i tij. Ata duhet të luftojnë me Juventusin që po ashtu e mendon seriozisht transferimin e tij. /Telegrafi/