Site icon Telegrafi

Interi i jep fund serisë negative, merr fitore të madhe në udhëtim te Empoli

Ka marrë fund seria negative prej pesë ndeshjeve pa fitore për Interin, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Empoli me rezultat të thellë 0-3.

Neroazzurët kanë triumfuar në një terren të vështirë falë një paraqitje fantastike nga Romelu Lukaku.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras dhe pa gola o-0.

Me të filluar pjesa e dytë Neroazzurët shënuan, kur në minutën e 48-të, Lukaku shfrytëzoi një asistim të Brozovic dhe realizoi për 0-1.

Ishte minuta e 76-të e ndeshjes kur Lukaku shënoi golin e sigurisë për 0-2 pas asistimit nga Hakan Calhanoglu.

E krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi belg kësaj radhe asistoi për Lautaro Martinezin i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 54 pikë, dy më pak se Roma që është në vendin e katërt, por që Giallorosët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version