Telegrafi

Interi interesohet për Sagna

Përfaqësuesi i Sagna ka konfirmuar se ai është kontaktuar nga Interi në prag të afatit kalimtar të verës.

“Nëse nerazurët dëshirojnë ta shesin Douglas Maicon do të ishte normale për ta të nënshkruajnë me Sagna. Në afatin e ardhshëm kalimtar pres shumë lëvizje në atë pozicion”.

“Kam qenë në kontakte me Interin, por asgjë serioze nuk ka ende. Është shumë herët. Do të flasim për këtë më vonë”, ka thënë agjenti Christophe Mongai. /Telegrafi/