Interi është duke e vëzhguar mesfushën e Sampdorias, Joaquin Correa.
Mjetet financiare do të sigurohen duke shituar një nga sulmuesit aktual që kanë Nerazzurrët.
21-vjeçari ka një kontratë me Sampdorian deri në vitin 2019, por palët pritet ta zgjedhin këtë problem, pasi marrëdhënia mes klubeve është shumë e mirë.
Lojtari është vëzhguar vazhdimisht nga Interi dhe duket se ai ka bindur drejtuesit e klubit nga Milano që ta sjellin atë në San Siro në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/