Interi do të monitorojë nga afër talentin e Hellas Verona, Reda Belahyane në ndeshjen e nesërme (e shtunë) të Serie A në Bentegodi pasi ata besojnë se 20-vjeçari mund të bëhet trashëgimtari i Hakan Calhanoglu.
Kampioni në fuqi i Serie A, Interi i ka vënë sytë mesfushorit të Veronës, Belahyane dhe do të vëzhgojë reprezentuesin maroken nesër në një ndeshje të Serie A në Stadio Bentegodi.
Sipas Il Corriere dello Sport, Interi beson se Belahyane mund të bëhet një zëvendësues për një kohë të gjatë për mesfushorin 30-vjeçar Calhanoglu, i cili do të humbasë ndeshjen e nesërme për shkak të një dëmtimi muskulor të marrë gjatë ndeshjeve të nëntorit me kombëtaren e Turqisë.
Potencialisht, Nerazzurrët mund të duhet të luftojnë me rivalët e tyre të qytetit, Milanin, për nënshkrimin e Belahyane verën e ardhshme, duke pasur parasysh që Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se kuqezinjtë ishin gjithashtu të interesuar për 20-vjeçarin.
Belahyane bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar, duke bërë dy paraqitje në ligën më të mirë të Italisë.
Marokeni ka dy asistime në 11 paraqitje në Serie A me Veronën këtë sezon. /Telegrafi/