Site icon Telegrafi

Interi humbet në shtëpi nga Sassuolo, minimizohen shanset për Ligën e Kampionëve  

Inter - Sassuolo (Getty Images )

Interi është befasuar në shtëpi nga Sassuolo duke humbur me rezultat 1-2 dhe duke i minimizuar gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët kanë humbur takimin që ishte jetë apo vdekje ndaj Sassuolos dhe tani duhet të shpresoj në humbjen e Lazios nga Crotone dhe pastaj t’i mposht lacialët në ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët të cilët shënuan për golin e epërsisë.

Ishte Matteo Politano, i cili shënoi një supergol nga gjuajta e lirë në minutën e 25-të për t’i quar të tijët në epërsi 0-1 në pushim.

Matteo Politano (Getty Images )

Në pjesën e dytë, Interi u vërsul në sulm për të gjetur golin e barazimit, por u befasuan përsëri nga Sassuolo që shënuan me anë të Domenico Berardit (72′) për 0-2.

Ky gol preu këmbët e Interit, por futbollistët vendas përsëri nuk u ndalën dhe vazhduan të kërkojnë golin.

Ishte braziliani Rafinha, i cili me një goditje të bukur nga jashtë zonës në minutën e 80-të ngushtuan epërsinë në 1-2.

Rafinha (Getty Images )

Deri në fund të ndeshjes vendasit provuan me të gjitha forcat, por fati nuk ishte në radhët e tyre dhe humbën me rezultat 2-2.

Pas kësaj humbje, Interi ka 69 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Sassuolo zë vendin e 11-të me 43 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Nerazzurrët luajnë në udhëtim ndaj rivalit direkt Lazios, ndërsa Sassuolo luan në shtëpi ndaj Romës. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version