Telegrafi

Interi hap derën e rikthimit të Baggios

Këtë javë Baggio deklaroi se ai është i gatshëm t’i rikthehet futbollit në cilësitë menaxhuese, dhe Interi reagon menjëherë duke thënë se është i gatshëm t’i ofrojë post në klub.

“Talenti i tij më i madh është se ai gjithmonë ka qenë i thjeshtë. Kujtimin më të bukur që e kam nga Roby ishte në ndeshjen kundër Real Madrid në të cilën ai shënoi dy gola për të na ndihmuar të fitojmë 3-1”.

“Ai qëndroi shumë i lidhur me Inter. Ne jemi të nderuar pasi ai është një simbol italian. Ne gjithmonë jemi të gatshëm ta mirëpresim atë”, ka thënë Moratti./Telegrafi/