Interi është i gatshëm të ofrojë 60 deri në 70 milionë euro për sulmuesin Nicolas Pepe, që shihet si ‘xhevahiri’ i Ligue 1 dhe luan me LOSC Lille.
Drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio, e kanë bërë prioritet Pepen që është 23-vjeçar.
Sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga Franca, klubi nga qyteti i Milanos ka ndërmarrë hapat e parë për të nënshkruar me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.
Lille do të pranonte një shumë prej 60 milion euro për yllin që ka shënuar 20 herë në 35 ndeshje.
Bayern Munich, Manchester United, Arsenal dhe Paris Saint Germain gjithashtu janë shumë të interesuar në avantazh, ndërsa edhe Olympique Lyonnais, Schalke 04 dhe Sevilla janë edhe më tej në garë.
Pepe mund të luajë në të dy krahët e sulmit, por edhe në qendër. /Telegrafi/