Inter është duke menduar që të bëjë ofertë për mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Touren.
Mesfushori pritet të largohet nga Etihad Stadium dhe këtë e ka bërë të ditur agjent i tij Dimitri Seluk.
Sipas Corriere dello Sport, Toure nuk dëshiron më të luajë në Ligën Premier, por ka edhe një interesim të PSG-së.
Megjithatë kjo gazetë beson që Interi është gati të bëjë ofertë për lojtarin.
Roberto Mancini është ai që e pëlqen lojtarin dhe ka marrëdhënie të mira që nga koha kur ishin bashkë në Manchester City. /Telegrafi/