Telegrafi

Interi futet në garë për Tolisso, në listë edhe dy yje tjera

Interi është vënë pas mesfushorit të Lyonit, Corentin Tolisso, ndërsa Pepe duket se tashmë është një lojtar i zikaltërve.

Mesfushori është vënë nën ndjeke të skuadrave italiane që janë të gatshëm të paguajnë 30 deri 40 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët do ta shesin njërin nga Marcelo Brozovic dhe Ever Banega, ndërsa Geoffrey Kondogbia do të qëndrojë.

Jorge Mendes është gati që ta sjellë Pepen te Interit me parametra zero, ndërsa këtu futet edhe trajneri Leonardo Jardim që mund ta bëjë këtë lëvizje.

Ditëve të fundit është folu edhe për një tentim që të arrihet marrrëveshje me Angel Di Marian nga PSG. /Telegrafi/