Telegrafi

Interi fundos Genoan

Zikaltrit i dhanë fund dyshimit për fituesin që në pjesën e parë duke shënuar tre gola.

Esteban Cambiaso filloi serinë e golave që në minutat e para të ndeshjes (6’). Mario Balotelli dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Dejan Stankovic shënoi për rezultatin 3-0.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët shënuan edhe dy herë me anë të Patrick Vieira (66’) dhe Maicon (71’) për t’u veçuar në krye të tabelës me 19 pikë, tri më shumë se Sampdoria që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së tetë si mysafir i Lazios. /Telegrafi/