Site icon Telegrafi

Interi i frikshëm udhëton drejt Juves me fitoren e shtatë radhazi (Video)

Interi ka fituar ndaj Pescaras me rezultat 3-0 në Serie A.

Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi për zikalërit dhe plotësisht e merituar pasi ishin më të mirë gjatë gjithë takimit.

Goli i parë në takim erdhi nga Danilo D’Ambrosio në minutën e 23-të pas një asistimi nga Marcelo Brozovic.

Dy minutat para përfundimi të pjesës së parë shënoi edhe Joao Mario, i cili u asistua nga kroati tjetër, Ivan Perisic dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 73-të shënoi Eder, i cili u asistua nga Mauro Icardi.

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e katër me 42 pikë, gjashtë më pak se Juventusi në vendin e parë, por me dy ndeshje më pak. Pescara vazhdon në vendin e fundit me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Juventusit, kurse Pescara pret Fiorentinën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=o1CRJJeJTnI

Exit mobile version