Interi ka triumfuar minimalisht (1-0) në udhëtim te Sparta Praga në kuadër të rrethit të shtatë në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurët patën një ndeshje të vështirë përballë ekipit të lojtarëve shqiptarë, si Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqit, ndërsa Albion Rrahmani dhe Indrit Tuci nuk ia dolën shkaku i lëndimeve.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 12-të, kur Lautaro Martinez u asistua prej Alessandro Bastonit.
Në minutën e 60-të, Denzel Dumfries kishte një gol të anuluar për pozicion jashtë loje.
Interi ia doli të mbahej deri në fund në këtë epërsi minimale, për të triumfuar 1-0.
Pas rrethit të shtatë, Interi është në vendin e katërt me 16 pikë.
Në rrethin e fundit, Nerazzurët përballen me Monacon dhe synojnë të shkojnë sa më lartë në renditje. /Telegrafi/