Interi ka shënuar fitore me rikthim ndaj Lazios me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 32-të të Serie A.
Zikaltërit shënuan të parët, por që goli i Henrikh Mkhitarian u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 30-të u hap ndeshja, kur Felipe Anderson shënoi për 1-0 rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.
Interi në pjesën e dytë intensifikoi sulmet, duke radhitur disa raste para portës së Lazios.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 78-të, kur Lautaro Martinez shënoi për 1-1 pas asistimit të Romelu Lukakut.
Pas pesë minutash sërish Lukaku asistoi, kësaj radhe te Robin Gosens që shënoi për 2-1.
Për të siguruar fitoren e Interit u përkujdes Martinez që shënoi për 3-1 në minutën e fundi të kohës së rregullt.
Me këtë fitore Interi fluturon në pozitën e katërt në renditje me 57 pikë, aq sa kanë edhe Roma dhe Milani. /Telegrafi/