Telegrafi

Interi fiton me rikthim ndaj Hellas Veronës, Joaquin Correa shpëtimtar i kampionëve

Interit ka arritur të mposhtë Hellas Veronan si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Interi, kur në minutën e 12-të rrezikoi me Lautaro Martinezin, por ky i fundit nuk arriti ta mposht Lorenzo Montipon.

Vendasit përfituan nga një gabim në mbrojtjen e Interit, ku Ivan Ilic shënoi për 1-0 në minutën e 15-të të ndeshjes.

Pas golit ra edhe tempi i lojës, ku skuadrat nuk kishin raste të mira më në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Interi gjeti golin e barazimit. Një rivënie me duar e dërguar në zonë nga Ivan Perisic gjeti kokën e Edin Dzekos i cili e devijoi kah porta, ku afër saj u gjend Martinez që me kokë shënoi për 1-1.

Interi pas barazimit mori lojën në dorë duke rrezikuar dy herë me sulmuesin kryesor të saj Martinez, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 74-të, Martinez u largua për t’ia lënë vendin Joaquin Correas i cili pas vetëm shtatë minutash gjeti golin e parë me Interin.

Një harkim në zonë nga Mateo Darmian gjeti kokën e Correas i cili shënoi për 2-1.

I njëjti lojtari gjeti golin edhe në kohën shtesë për ta quar rezultatin në 3-1.

Interi mori fitoren e dytë në këtë kampionat dhe me 6 pikë është lider. /Telegrafi/