Interi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Lecces në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit italian.
Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e gjashtë kur Davide Frattesi shënoi për 1-0 në portën e zbrazët pas asistimit të Marcus Thuram.
Ishte pikërisht Frattesi që realizoi për 2-0 në minutën e 25-të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Po luhej minuta e 39-të kur Lautaro Martinez me një gjuajtje të fuqishme shënoi një gol të bukur për rezultatin 2-0.
🙅♂️🐂🇦🇷🖤💙#ForzaInter #LecceInter pic.twitter.com/O0IEH8Hzgz
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 26, 2025
Interi nuk u ndal më kaq dhe në pjesën e dytë gjeti edhe golin e radhës me Denzel Dumfries (53’) i cili realizoi për 3-0.
Për të vulosur fitoren e ‘Nerazzurrëve’ u përkujdes Mehdi Taremi i cili në minutën e 61-të shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Në minutën e 75-të mesfushori shqiptar Ylber Ramadani pati një super gjuajtje në drejtim të portës, por Yann Sommer reagoi për mrekulli duke ia mohuar golin.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 50 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e dytë në tabelë, me tri më pak se lideri Napoli që ka 53 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/