Interi ka shënuar fitore në udhëtim te Lazio me rezultat 3-1.
Nerazzurrët janë zgjuar vonë nga gjumi, pasi pas katër humbjeve radhazi kjo fitore e madhe në udhëtim te Lazio nuk vlen asgjë përveç prestigjit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 18 të ndeshjes, ku ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Keita Balde, i cili shënoi nga penalltia për 2-1.
Megjithatë, Interi arriti të kthehet shpejt në lojë, ku fillimisht me anë të Marco Andreollit në minutën e 31, ndërsa Wesley Hoedt shënoi autogol në minutën e 37 për epërsinë 2-1 të Interi dhe skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Lazio ashpërsoi lojën dhe si rezultat i kësaj gjyqtari largoi me të kuq dy futbollistë të saj, Keita Balden (66’) dhe Senad Lulic (78’).
Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi Interi për mrekulli që arriti të shënoj edhe një gol me anë të Eder në minutën e 73 dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Pas kësaj humbje, Lazio mbetet në pozitën e katërt me 70 pikë, ndërsa Interi në të shtatën me 59 pikë të tubuara. /Telegrafi/