Telegrafi

Interi fiton në minutat e fundit

Mysafirët kaluan në epërsi dy herë, në fillim të secilës pjesë, por nuk arritën ta ruajnë avantazhin në asnjërën herë.

Ishte Massimo Maccarone që çoi i pari Sienën në avantazh me një gol të shkëlqyeshëm jashtë 16-të metërshit në minutën e 18-të të takimit. Nerazurët përmbysën rezultatin që në pjesë të parë, duke barazuar së pari me anë të Diego Milito (24’) dhe duke kaluar më pas në avantazh me anë të një goditje të lirë nga Wesley Sneijder (36’).

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët barazuan me anë të Albin Ekdal (37’) duke shkuar më të qetë në pauzën mes pjesëve.

Pjesa e dytë po ashtu filloi në të mirë të mysafirëve që shënuan edhe një herë me anë të Maccarone (65’). Por nerazurët nuk u dorëzuan dhe treguan një shou të vërtetë në fund të ndeshjes. Ishte një shtylla-gol i shkëlqyeshëm nga Wesley Sneijder, i dyti në ndeshje dhe i dyti po nga gjuajtja e lirë, që barazoi rezultatin.

Tre pikët Interit ia solli Walter Samuel me një gol në minutën e fundit shtesë të takimit. Fitorja e forcon Interin në krye të tabelës me 45 pikë, 11 më shumë se Milani dhe 12 më shumë se Juventus, dy ekipe të cilat nesër ndeshen në derbin e javës në Serie A./Telegrafi/