Site icon Telegrafi

Interi fiton ndaj Plzen si mysafir

Interi ka shënuar fitore mysafir ndaj Plzen me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit që kishin humbur ndeshjen e parë nga Bayern Munich, ishin të vetëdijshëm që vetëm fitorja i mban në lojë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 20-të, kur Edin Dzeko gjeti rrjetën për 1-0 pas asistimit të Joaqiun Correas.

Edhe pse kishte raste në pjesën e parë nuk kishte më gola.

Plzen mbeti me dhjetë veta në minutën e 61-të, kur Pavel Bucha u ndëshkua me karton të kuq.

Interit siguroi fitoren në minutën e 70-të me golin e Denzel Dumfries për 2-0.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1569751102169432074

Interi mori fitore e parë dhe me tri pikë barazon Barcelonën dhe Bayern Munichun që luajnë sonte mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version