Interi ka fituar në shtëpi ndaj Chievos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit i është kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është afër të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Nerazzurrëve, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritën vetëm njërin ta konkretizojnë.
Goli i vetëm i shënuar në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Matteo Politano, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.
⏱ | Here we go again!
Keep going, lads! 💪💪💪#InterChievo 1-0 pic.twitter.com/89BK9YAilF
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) May 13, 2019
Në pjesën e dytë, përsëri ishin vetëm vendasit të cilët rrezikuan dhe provuan golin, të cilin arritën ta gjejnë vetëm pasi goditën dy shtylla.
Fillimisht ishte Ivan Perisic (65′), i cili goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 86-të kroati shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla e goditur nga Cedric Soares për të shënuar për 2-0 dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e tretë me 66 pikë, ndërsa Chievo në pozitën e fundit me 15 pikë.
Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Napoli, ndërsa Chievo e pret në shtëpi Sampdorian. /Telegrafi/
https://twitter.com/arbhdd/status/1128027518215258113