Site icon Telegrafi

Interi fiton me lehtësi derbin ndaj Romës dhe bëhet lider në Serie A

Interi ka fituar me lehtësi ndeshjen derbi ndaj Romës me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është treguar shumë i fortë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi ka fituar pa vështirësi derbin, duke shkuar në një seri prej katër fitoreve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më konkrete të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 30-të me anë Denzel Dumfries, i cili shënoi për 1-0 pas një asistimit milimetrik të Hakan Calhanoglu.

Për golin e dytë u përkujdes mesfushori kroat, Marcelo Brozovic që në minutën e 40-të shënoi një supergol për 2-0.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri ishte skuadër më e mirë dhe më kompakte, duke menaxhuar më mirë lojën dhe duke shënuar edhe një gol tjetër, teksa një në fund e shënoi edhe Roma.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të me anë të Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë për 3-0.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm Roma arriti t’i ndryshoj shifrat, pasi Henrikh Mkhitaryan (85’) vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në pozitën e parë me 72 pikë, ndërsa Roma renditet e pesta me 58 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë ndaj Bolognas ndeshjen e mbetur, ndërsa Roma gjithashtu në gjiron e rregullt luan me Bolognan. /Telegrafi/

https://twitter.com/LeLxvi_/status/1517907053905420290

https://twitter.com/wyngback/status/1517923491210702848

 

 

Exit mobile version