Site icon Telegrafi

Interi fiton bindshëm te Udinese, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Icardi - Perisic (Getty Images)

Interi ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur t’i kthehet fitoreve pas humbjes shumë të përfolur ndaj Juventusit në javën e fundit dhe me fitoren ndaj Udinese mban gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Nerazzurrët e hapën serinë e golave pas vetëm 13-të minutave lojë, ku Andrea Ranocchia shënoi me kokë për 0-1 pas harkimit nga Marcelo Brozovic.

Ranocchia hapi serinë e golave (Getty Images)

Interi vazhdoi trysninë edhe pas golit të parë dhe e gjeti të dytin në minutën e 44-të me anë të mesfushorit Rafinha, i cili shënoi për 0-2.

Festa e çmendur e Rafinhas pas golit të parë me Interin (Getty Images)

Në minutat shtesë të pjesës së parë në skenë doli edhe kapiteni Mauro Icardi, i cili pas asistimit të Brozovicit shënoi për 0-3.

Icardi vazhdon me gola te Interi (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të mysafirëve të Interit, të cilët arritën të menaxhojmë mirë rezultatin dhe të shënojnë edhe një gol tjetër.

Ishte Borja Valero, i cili në minutën e 71-të shënoi për 0-4 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Valero vulosi rezultatin përfundimtar (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Interi ka 69 pikë në pozitën e pestë apo vetëm një pikë më pak se Lazio dhe Roma, ndërsa Udinese ka 34 pikë në vendin e 14-të.

Në ndeshjen e ardhshme, zikaltrit luajnë në shtëpi ndaj Sassuolos, ndërsa Udinese udhëton te Verona. /Telegrafi/

https://twitter.com/FrSerieAGoals/status/993080221145411584

 

 

 

 

Exit mobile version